Zyrtare: Lëndohet Edon Zhegrova, rrezikon edhe ndeshjen me Maqedoninë

  • 20 February 2020 - 20:30
Zyrtare: Lëndohet Edon Zhegrova, rrezikon edhe ndeshjen me Maqedoninë

Edon Zhagrova nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë sonte Baselin në Europa League kundër Apoelit.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi në llogarinë zyrtare në ‘Twitter’.

Basel ka njoftuar se Zhegrova ka dëmtuar muskujt e kofshës së majtë dhe pritet të jetë jashtë të paktën disa javë.

Madje raportohet se lëndimi që ka pësuar Zhegrova, mund ta lërë jashtë edhe për sfidat e marsit që Kosova do t’i zhvillojë fillimisht me Maqedoninë dhe në rast fitores, më pas me Bjellorusisë ose Gjeorgjinë.


(Kosova Sot Online)