Conte kërkon më shumë nga Erikseni

  • 20 February 2020 - 23:16
Conte kërkon më shumë nga Erikseni

Interi e fitoi ndeshjen e parë ndaj Ludogorets me rezultatin 0-2 në Europa League. Një fitore që i siguron pothuajse kualikimin skuadrës së Antonio Contes.

Trajneri italian ka folur pas triumfit në ndeshjen kundër Ludogoretsit dhe është ndalur edhe te blerja e re, Christian Eriksen, që realizoi golin e parë me Interin.

“Ishim mirë në pjesën e dytë, pasi kontrolluam fushën dhe kishim më shumë mundësi për të shënuar. Provuam disa alternativa të tjera dhe ia dolëm të shfrytëzonim mundësitë që na u krijuan gjatë ndeshjes”, u shpreh Conte.

“Eriksen? Ai duhet të punojë. Mund të bëjë shumë më mirë se sa bëri sot. Jam i lumtur për të, pasi goli i jep besim, por duhet që të gjejë ritmin dhe intensitetin sërish, siç e ka pasur në vitet e shkuara. Nuk është ende në kushtet e duhura fizike. E dimë se kemi marrë një lojtar të rëndësishëm dhe do e presim me qetësi dhe pa ankth. Nuk është problem për ne, duam ta integrojmë atë për të mirën e Interit. Kjo është e vetmja gjë që mendojmë”.

(Kosova Sot Online)