Carragher: Sancho apo Werner te Liverpooli...i do të dy

  • 21 February 2020 - 09:50
Carragher: Sancho apo Werner te Liverpooli...i do të dy

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher mendon se Reds duhet të bëjnë dy nënshkrime të mëdha në sulm gjatë verës.

Reds janë duke u lidhur me dy yjet e Bundesligës, Jadon Sancho nga Borussia Dortmund dhe Timo Werner nga RB Leipzig. Por, në vend se të zgjedh mes dy sulmuesve të rinj, Carragher mendon se të dy mund të futen në skuadrën e Jurgen Klopp për sezonin e ardhshëm.

“Gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt”, ka thënë fillimisht Carraghet për Viasport.

“Nëse e shikoni ndeshjen e të martës mbrëma, problemi i madh për Liverpoolin është kur nuk luan njëri nga tre sulmuesit”. “Sadio Mane duhej të largohej dhe lojtari që inkuadrojnë është Divock Origi, i cili është një legjendë e Liverpoolit për shkak të asaj që ndodhi vitin e kaluar në Wanda Metropolano, por nuk është aq i mirë sa duhet për ekipin më të mirë në botë”.

“Liverpooli ka nevojë për një lojtar më të mirë sulmues që të vijë gjatë verës”.

“Sancho ose Werner? Do t’i marr të dy”, përfundoi ish-mbrojtësi legjendar i Liverpoolit.

(Kosova Sot Online )