Casemiro ka bërë edhe presion: Flisja me të çdo ditë, doja që Neymari të vinte në Real

  • 21 February 2020 - 10:04
Casemiro ka bërë edhe presion: Flisja me të çdo ditë,  doja që Neymari të vinte në Real

Mesfushori brazilian i Real Madridit, Casemiro, ka zbuluar se ai kishte dashur ta shihte bashkëkombësin e tij Neymarin me fanellën e “Los Blancos”, pasi që e cilëson atë si lojtar të mrekullueshëm.

Gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, Neymari ishte përfolur për një transferim potencial në Santiago Bernabeu ose në Camp Nou. Casemiro ka bërë të ditur se ai po shpresonte se braziliani, i cili në fund qëndroi në Paris Saint-Germain, do të kalonte te kryeqytetasit spanjoll.

“Unë dëshiroja që Neymari të vinte në Real Madrid, flisja me të pothuajse çdo ditë. Ai është një lojtar i mrekullueshëm”, tha Casemiro, në një intervistë të dhënë për mediumin spanjoll Onda Cero.

Në këtë intervistë, Casemiro u pyet edhe për synimet e tij për këtë sezon me Real Madridin dhe tregoi se cilin trofe e ka prioritet nga ato në dispozicionin – Ligën e Kampionëve dhe La Ligën.

“Liga tregon se kishte qenë në formë të mirë vazhdimisht gjatë vitit sepse ka ndeshje çdo fundjavë”, shtoi Casemiro.

“Por, kur dëgjohet himni i Ligës së Kampionëve në Santiago Bernabeu, Madridi duket ndryshe. Unë e preferoj Ligën e Kampionëve”.

Megjithatë, Casemiro ka bërë të ditur se synimi i tij personal nuk janë trofetë, mirëpo ai e ka qëllim t’ia marrë topin kundërshtarëve sa më shpesh.

“Për mua, qëllimi është t’ia marr kundërshtarit topin, pasi që edhe Bernabeu e feston në të njëjtën mënyrë”, sqaroi ai.

“Futbollin mund ta shijosh shumë, pavarësisht se në çfarë pozite luan, qëllimi im është ta vjedh topin. Unë e shijoj këtë gjë dhe dua t’u ndihmoj bashkëlojtarëve”.

(Kosova Sot Online )