Trajneri i Eibarit: B*stardi Messi pushon gjatë ndeshjeve

  • 21 February 2020 - 11:44
Trajneri i Eibarit: B*stardi Messi pushon gjatë ndeshjeve

Trajneri i Eibarit, Jose Mendilibar, beson se kapiteni dhe ylli i Barcelonës, Lionel Messi nuk ka nevojë të mungojë më nëpër ndeshje sepse ai thjesht pushon gjatë kohës sa është në fushën e lojës.

Para përballjes të së martës të katalonasve në Ligën e Kampionëve kundër Napolit, skuadra e Quique Setien do të përballet me Eibarin në La Liga të shtunën, mirëpo Lionel Messi nuk dihet sigurt nëse do të jetë titullar.

Megjithatë, Mendilibar është i bindur se argjentinasi Messi nuk ka nevojë ta marrë pushim në ndeshjen e kësaj fundjavë pasi që ai është ekspert në të përdorurit e energjisë vetëm kur ka nevojë.

“Nuk mendoj se Messi do të pushojë”, tha Mendilibar, gjatë konferencën për media para ndeshjes të fundjavës.

“Ai b*stard pushon gjatë ndeshjeve. Ai e di kur duhet të përfshihet në aksione dhe kur duhet të pushojë”.

“Nëse atij do t’i jepej pushim, do ta përjetonte më keq duke e shikuar skuadrën duke luajtur nga tribunat dhe do të lodhej më shumë”.

“Në herë, sa isha në Osasuna, ne e kishim një ndeshje të Kupës së Mbretit në Camp Nou. Në mëngjes u tha se Messi s’do të luante sepse kishte probleme me bark dhe kishte ethe”.

“Pasi hëngri bukë, ai u ftua në skuadër dhe ishte në stol. Ne po humbnim 2:0 dhe atëherë e pash që ai po bëhej gati për të hyrë në ndeshje. Në fund i shënoi dy gola dhe ne humbëm 4:0”. 

(Kosova Sot Online)