Sterling në Real Madrid? Guardiola nuk është aspak i brengosur

  • 21 February 2020 - 16:45
Sterling në Real Madrid? Guardiola nuk është aspak i brengosur

Pep Guardiola nuk është aspak i brengosur për të ardhmen e Raheem Sterling, i cili teksa i thuri elozhe Real Madridit, tha gjithashtu se ndihet rehat te Manchester City.

Sterling është spekuluar vazhdimisht se kërkohet nga Reali, spekulime që u rritën edhe më shumë nga vet lojtari që ditë më parë i thuri elozhe 13 herë kampionëve të Evropës, para përballjes në Champions League në ‘Santiago Bernabeu’. 

Sido që të jetë, Pep Guardiola është i qetë, pavarësisht dënimit nga UEFA – ai beson se lojtarët do të vazhdojnë të jenë të përkushtuar te Manchester City.

“Futbollistët janë të lirë që të flasin çfarëdo që besojnë. Jam komplet i sigurt për përkushtimin e lojtarëve”, tha Guardiola.

“Ata kanë treguar këtë për shumë, shumë vite. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë, por aktualisht përkushtimi për tre muajt e fundit, është në çdo ndeshje, s’kam asnjë dyshim për këtë”.

(Kosova Sot Online)