Bale mbetet në shtëpi, Zidane nuk i kursen të tjerët për Manchester Cityn

  • 21 February 2020 - 17:29
Bale mbetet në shtëpi, Zidane nuk i kursen të tjerët për Manchester Cityn

Real Madridi do të jetë me më të mirët të shtunë  mbrëma kundër Levantes.

Përvec Gareth Bale, gjithë të tjerët janë ftuar nga Zinedine Zidane për sfidën e së shtunës që Real Madridi do ta zhvillojë në La Liga me Levanten.

Zizu nuk është duke menduar për takimin me Manchester Cityn, dëshiron të vazhdojë të jetë në krye të La Ligës dhe për këtë i duhen më të mirët.

Megjithatë, edhe pse është stërvitur normalisht me skuadrën, Zizu nuk e ka ftuar Balen, e ka lënë në shtëpi.

Nuk janë ftuar as Jovic, Nacho e as Rodrygo – derisa Mariano dhe Marco Asensio vazhdojnë të jenë të lënduar.

(Kosova Sot Online)