Braithwaite ftohet për ndeshjen me Eibarin

  • 21 February 2020 - 18:26
Braithwaite ftohet për ndeshjen me Eibarin

Quique Setien ka publikuar listën prej 18 futbollistëve të ftuar për ndeshjen që Barça do ta zhvillojë me Eibarin.

Në mesin e të ftuarve është edhe transferimi i ri, Martin Braithwaite, i cili shpreson të debutojë të shtunën në Camp Nou.

Ndeshja me Eibarin zhvillohet nga ora 16:00, dhe Barça ka mundësi të rrëmbejë kreun dhe t’i bëjë presion Real Madridit që më vonë, në ora 21:00, luan në udhëtim me Levanten.

Aktualisht, Barça ka 52 pikë, kurse Reali 53.

Lojtarët e ftuar nga Setiene:

Image

(Kosova Sot Online)