FC Bayern München – SC Paderborn, formacionet zyrtare

  • 21 shkurt 2020 - 19:35
FC Bayern München – SC Paderborn, formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes FC Bayern München dhe SC Paderborn 07.

Duke filluar nga ora 20:30, Bayerni do të zbresë në ‘Allianz Arena’ për t’i kërkuar pikët e plota kundër Paderbornit, pak ditë para përballjes me Chelsean në Ligën e kampionëve.

Skuadra e Hans-Dieter Flick po shkruan historinë, ka shënuar 62 gola në Bundesliga në 22 ndeshje, starti më i mirë që nga sezoni 1973/74, andaj Paderborn, që renditet e fundit në tabelë, do të ketë punë të vështirë sonte.

Formacionet:

Bayern Munich: 1 Neuer (c) – 2 Odriozola, 6 Thiago, 9 Lewandowski, 10 Coutinho, 19 Davies, 21 Hernandez, 22 Gnabry, 24 Tolisso, 27 Alaba, 32 Kimmich

(Banka rezervë: 26 Ulreich – 11 Cuisance, 15 Arp, 16 Dajaku, 25 Müller, 29 Coman, 33 Mai, 34 Batista-Meier, 35 Zirkzee)

SC Paderborn: Zingerle – Jans, Strohdiek, Schonlau (c), Holtmann, Proeger, Gjasula, Vasiliadis, Antwi-Adjei, Mamba, Srbeny

(Kosova Sot Online)