Real Madrid identifikon zëvendësuesin afatgjatë të Luka Modric

  • 21 shkurt 2020 - 22:23
Real Madrid identifikon zëvendësuesin afatgjatë të Luka Modric

Real Madrid janë duke u përgatitur për një epokë të re ku nuk do të kenë shërbimet e Luka Modric.

Ish fituesi i Topit të Artë po futet në vitet e fundit të karrierës së tij me Real Madrid, dhe skuadra ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e tij.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, Real Madrid kanë identifikuar Martin Odegaard si zëvendësuesin afatgjatë për Modric. 

Odegaard është lojtar i ‘Los Blancos’, por aktualisht luan si i huazuar te skuadra e Real Betis.

Lojtari ka pasur paraqitje spektakolare këtë edicion me Betis, dhe rikthimi i tij në ‘Santiago Bernabeu’ prite të jetë shtysë e madhe për skuadrën, sidomos kur kemi parasysh se Modric po luan vitet e fundit.

(Kosova Sot Online)