FFK vjen me një vendim të madh për KF Besa, disiplinori shfuqizon dënimin

  • 21 February 2020 - 23:10
FFK vjen me një vendim të madh për KF Besa, disiplinori shfuqizon dënimin

Besa e Pejës sot ka marrë një lajm të mirë.

Komisioni Disiplinor i ka rikthyer 3 pikët e marra nga Komisioni Disiplinor në stinorin e kaluar.

Ka qenë vet KF Besa që ka publikuar vendimin e Komisionit Disiplinor në të cilin thuhet se është tërhequr vendimi i shqiptuar për largimin e 3 pikëve. 

Besa e kishte pësuar nga Disiplinori pasi disa nga ish-futbollistët e kishin paraqitur në FFK për arsye të mos dhënies së disa prej pagave të parapara në kontratë.

Aktualisht, Besa kryeson tabelën në Ligën e Parë por me këto tre pikë të rikthyera tashmë ka thelluar diferencën nga vendi i dytë më katër pikë larg. 

Image

(Kosova Sot Online)