Japoni, vazhdojnë përgatitjet për Lojërat Olimpike pavarësisht koronavirusit

  • 21 February 2020 - 23:23
Japoni, vazhdojnë përgatitjet për Lojërat Olimpike pavarësisht koronavirusit

Përgatitjet për Lojërat Olimpike që do të zhvillohen këtë verë në Tokio po vazhdojnë si zakonisht, pavarësisht rrezikut nga koronavirusi, deklaroi sot një zëdhënës i qeverisë japoneze, Yoshihide Suga.

Suga shtoi se Komiteti Ndërkombëtar Olimpik (IOC), do të koordinohet me komitetin organizues, si dhe me qeverinë e qytetit të Tokios.

“Do të vazhdojnë përgatitjet për Lojërat Olimpike, të planifikuara nga 24 korriku deri më 9 gusht”, deklaroi Suga.

Javën e kaluar organizatorët theksuan se shpërthimi i koronavirusit në Kinë nuk do të ndikojë në përgatitjet e Lojërave Olimpike të këtij viti.

(Kosova Sot Online)