Chelsea – Tottenham, formacionet zyrtare për derbin e Londrës

  • 22 February 2020 - 13:09
Chelsea – Tottenham, formacionet zyrtare për derbin e Londrës

Nxënësi përballë mësuesit në një derbi të zjarrtë londinez.

Jose Mourinho rikthehet për të disatën herë si kundërshtar në Stamford Bridge, por këtë herë i ulur në stolin e një tjetër skuadre londineze.

Sot në orën 13:30 java e 27-të e Premier League nis me sfidën Chelsea-Tottenham.

Një duel i drejtpërdrejtë për zonën Champions, me dy skuadrat që vinë në këtë sfidë nga momente diametralisht të kundërta.

Skuadra e Jose Mourinhos ka marrë 3 fitore në 3 takimet e fundit ndërkohë që Chelsea nuk fiton prej 4 ndeshjesh.

Tottenham ka 3 mungesa të rëndësishme siç janë ato të Son, Kane dhe Sissoko ndërkohë që Chelsea është disi më i freskët por gjithashtu nuk ka në dispozicion dy lojtarë fantastikë si Pulisic dhe Kante.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.

Ndeshja zhvillohet nga ora 13:30.

Chelsea:

Tottenham:

(Kosova Sot Online)