“Kemi fituar katër herë Premierligën dhe nuk jemi trajtuar me të njëjtin respekt si Liverpooli”

  • 22 February 2020 - 16:02
“Kemi fituar katër herë Premierligën dhe nuk jemi trajtuar me të njëjtin respekt si Liverpooli”

Sterling thotë se futbollistët e Manchester City asnjëherë nuk janë respektuar siç duhet, edhe kur janë shpallur kampion në Premierligë.

Shumica e futbollistëve më të mirë në Angli, në 10 vitet e fundit, kanë ardhur pasi ekipet e tyre janë shpallur kampion, apo kanë fituar FA Cup ose një trofe tjetër.

Ka edhe nga ata ekipet e të cilëve s’kanë fituar asgjë, por në fund janë shpallur më të mirët.

Por, kjo s’ka ndodh me Manchester Cityn, edhe pse është kampione vazhdimisht viteve të fundit.

Raheem Sterling mendon se futbollistët e Manchester City nuk janë duke u respektuar as kur po fitojnë, e lëre më të shpallen më të mirët në edicionin që Liverpooli po udhëheq me mbi 20 pikë më shumë se skuadra e Pep Guardiolës.

“Këtë vit Liverpooli e fiton Ligën dhe një futbollist i Liverpoolit do të fitojë edhe çmimit e më të mirit, kjo është e sigurt. Ne kemi fituar Ligën katër herë dhe nuk jemi trajtuar me të njëjtin respekt”, deklaroi Sterling.

Në 10 vitet e fundit, kanë triumfuar këta lojtarë: Wayne Rooney (2010), Gareth Bale (2011 dhe 2013), Robin van Persie (2012), Luis Suarez (2014), Eden Hazard (2015), Riyad Mahrez (2016), N’Golo Kante (2017) Mohamed Salah (2018) dhe Virgil van Dijk (2019).

(Kosova Sot Online)