Lampard shkruan historinë duke e mposhtur sërish Mourinhon

  • 22 February 2020 - 16:45
Lampard shkruan historinë duke e mposhtur sërish Mourinhon

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, ka arritur të shkruajë historinë me dy fitoret kundër “mësuesit” të tij Jose Mourinhos, pasi që trajneri portugez i Tottenhamit ka pësuar disfatë edhe në shtëpi edhe si mysafir kundër të njëjtit klub brenda një sezoni për herë të parë në karrierën e tij.

Strategu portugez Jose Mourinho e ka shijuar njërën ndër karrierat më mbresëlënëse në nivelin më të lartë si trajner në epokën moderne të futbollit.

Sukseset e kanë ndjekur atë kudo që ka shkuar, ndërsa shumë trajnerë kundërshtarë kanë arritur të marrin rekord pozitiv në duelet e drejtpërdrejta me Mourinhon.

Megjithatë, Mourinho e pësoi një goditje në dhjetor, kur po e drejtonte skuadrën e tij të re, Tottenhamin, në ndeshjen kundër ish-klubit të tij, Chelseat, që tani drejtohet nga Frank Lampard.

Ai ende ishte duke u përshtatur me klubin e tij të ri në Londër në atë fazë, pasi që e kishte marrë drejtimin e Tottenhamit vetëm pak kohë më parë si pasardhës i Mauricio Pochettinos të shkarkuar.

Disfata me rezultat 2:0 kundër Chelseat në atë muaj ishte hera e parë që Mourinho kishte humbur nga një ish-klub i tij në gjithsej 14 ndeshje të zhvilluara.

Historia tani është përsëritur për Mourinhon në udhëtimin e tij të sotshëm në Stamford Bridge. Tottenhami i Mourinhos i gjymtuar nga lëndimet u mposht me rezultat 2:1 nga Chelsea.

Përderisa i mori tri pikët e kësaj ndeshjeje, Frank Lampardi arriti edhe të shkruaje historinë me këtë fitore kundër Mourinhos, duke u bërë trajneri i parë që arrin ta mposhtë Mourinhon edhe si mysafir e edhe si vendas brenda një sezoni në të gjithë karrierën e portugezit. 


(Kosova Sot Online)