Juventusi me të gjitha forcat kundër Spal-it të Etrit Berishës

  • 22 February 2020 - 17:09
Juventusi me të gjitha forcat kundër Spal-it të Etrit Berishës

Portieri shqiptar i Spal-it, Etrit Berisha, do të tentojë ta ndalë Juventusin e fuqishëm në sulm me Cristiano Ronaldon e Paulo Dybalan, në ndeshjen që do të zhvillohet sot në stadiumin Paolo Meazza.

Juventusi e viziton sot Spalin me shpresën për ta marrë një fitore bindëse, në mënyrë që të sigurohet që ta mbyllë edhe xhiron e 25-të të këtij sezoni të Serisë A si lider.

Për ta arritur këtë, ata duhet t’ia shkaktojnë humbjen e pestë radhazi Spalit, që aktualisht radhitet në pozitën e fundit në tabelën e Serisë A.

(Kosova Sot Online)