Ronaldo luan sot ndeshjen e 1000-të në karrierë

  • 22 February 2020 - 18:00
Ronaldo luan sot ndeshjen e 1000-të në karrierë

Cristiano Ronaldo do ta bëjë paraqitjen e tij të 1000-të në karrierën e tij si futbollist profesionist në ndeshjen e sotshme të Juventusit kundër Spal-it, që nis në orën 18:00 në stadiumin Paolo Meazza.

Ylli portugez i Juventusit tashmë ka luajtur si profesionist në 999 ndeshje dhe do të mundë ta kishte arritur shifrën prej 1000 ndeshje javën e kaluar, megjithatë atij iu dha pushim për ndeshjen kundër Brescias.

Por, trajneri Maurizio Sarri e emëroi atë titullar për ndeshjen e sotshme kundër Spalit, që radhitet në vendin e fundit në tabelën e Serisë A dhe tani porguezi do ta arrijë këtë shifër historike në karrierën e tij.

Kjo do të jetë edhe paraqitje e 73-të e Ronaldon për Juventusin, ku u transferua nga Real Madridi në verën e vitit 2018.

Ai i ka edhe 438 ndeshje të zhvilluara për Real Madridin nga viti 2009 në vitin 2018, kur gjatë kësaj periudhe kontribuoi me 450 gola.

Lojtari legjendar me numrin shtatë në fanellë kishte bërë emër me Manchester Unitedin, ku i kishte zhvilluar 292 ndeshje dhe i kishte shënuar 118 gola.

Djajtë e Kuq e kishin blerë Ronaldon nga Sporting Lisbona në vitin 2003, ndërsa në Portugali ai i kishte zhvilluar edhe 33 ndeshje të tjera si profesionist dhe i kishte shënuar pesë gola.

Ronaldo i ka edhe 164 paraqitje për ekipin kombëtar të Portugalisë, ku ka kontribuar me 99 gola. 

(Kosova Sot Online)