Zeneli kthehet në fushën e lojës pas tetë muajsh lëndim, luan 45 minuta

  • 22 February 2020 - 18:12
Zeneli kthehet në fushën e lojës pas tetë muajsh lëndim, luan 45 minuta

Ylli kosovar i Stade de Reims, Arbër Zeneli, është kthyer sot për herë të parë pas tetë muajve në fushën e futbolli, duke luajtur për 45 minuta në një ndeshje të ekipit të dytë të Reims.

Futbollisti mitrovicas Arbër Zeneli luajti me ekipin e dytë për 45 minuta në mënyrë që të kthehet në formë, pasi që ka qenë që një kohë të gjatë i lënduar dhe s’ka pasur mundësi të luajë.

Ai tani pritet të kthehet më 7 mars në ekipin e parë të Reims, ndërsa pritet të jetë në dispozicion të Kosovës për dy ndeshjet e mëdha të marsit për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.

Kthimi i Zenelit është një lajm i mirë për Kosovën, pasi që ai pritet të jetë i gatshëm për të luajtur në ndeshjet vendimtare të marsit, kur do të luhet ndeshjet e play-offs kualifikues për EURO 2020. Kosova do të takohet me Maqedoninë në gjysmëfinale, ndërsa në finale e pret ose Gjeorgjia, ose Bjellorusia.

Zeneli është njëri ndër personat më meritor për kualifikimin e Kosovës në këta play-offs, që janë mundësi e dytë për kualifikim në Evropian, pasi që Kosova s’arriti të kualifikohet përmes grupit A.

Në ndeshjen vendimtare për vendin në play-offs nga Grupi 3 i Ligës D të Ligës së Kombeve, Zeneli kishte shënuar het-trik për t’i ndihmuar Kosovës ta mposhtë Azerbajxhanin me rezultat 4:0 në “Fadil Vokrri”.

Shkaku i fitores së Kosovës në atë përballje me Azerbajxhanin, skuadra e Bernard Challandes u kualifikua në play-offs të EURO 2020 si njëra ndër katër fitueset e grupeve të Ligës D, si dhe e fitoi promovimin në Ligën C për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

(Kosova Sot Online)