Fury sërish kampion bote, pas triumfit sensacional ndaj Wilderit

  • 23 February 2020 - 07:31
Fury sërish kampion bote, pas triumfit sensacional ndaj Wilderit

Tyson Fury është shpallur kampion i botës në kategorinë e rëndë të boksit për herë të dytë në karrierë, pasi e rrahu Deontay Wilderin në një meç drithërues të shtunën në Las Vegas.

Fury e rrëzoi në dysheme kundërshtarin e vet amerikan dy herë në rundet tre dhe pesë, para se ekipi i Wilderit ta hidhte peshqirin në ring në rundin e shtatë, duke e dorëzuar meçin.

Boksieri britanik ishte tejet dominues dhe e fitoi çdo rund me një paraqitje të mrekullueshme në rimeçin e tij me amerikanin e pamposhtur në të kaluarën.

Fury dhe Wilder u patën ndarë baras në meçin e parë mes vete dhe britaniku tani mbetet i pamposhtur duke e fituar titullin në WBC.

(Kosova Sot Online)