Mediat italiane e lartësojnë Etrit Berishën

  • 23 shkurt 2020 - 12:09
Mediat italiane e lartësojnë Etrit Berishën

Elozhet vazhdojnë për portierin kuqezi, pas konfirmimit të radhës, që Etrit Berisha ofroi dje përballë Kristiano Ronaldos me shokë.

 “Eurosport” / Etrit BERISHA 6.5 – “Dy ndërhyrje hyjnore përpara Ronaldos në fillimin e pjesës së dytë dhe më pas ndaj Kuadrados. Nëse SPAL-i mban ndeshjen të gjallë deri në fund, ishte vetëm falë tij”.

“Tuttomercatoweb” / ETRIT BERISHA 6.5 – “Nuk mund të bëjë asgjë ndaj golave në distancë të afërt të CR7 dhe Ramsejt. Dhe nëse Juventusi sërish nuk zgjeroi thellë shifrat ishte falë tij, duke ndalur të paktën tri gola të tjerë të sigurt”.

“Calciomercato” / ETRIT BERISHA 6.5 – “Me Ronaldon dueli doli në barazim 1-1, sepse në të parin CR7 e dënon me gol, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë ishte Berisha që la pa fjalë portugezin. Madje, i mohon dhe Kuadrados golin e merituar… E vetmja garanci e SPAL-it është Berisha, askush tjetër”

(Kosova Sot Online)