Batistuta për rekordin e Ronaldos: E lehtë ta bësh kur pushon

  • 23 February 2020 - 16:11
Batistuta për rekordin e Ronaldos: E lehtë ta bësh kur pushon

Gabriel Batistuta e ka uruar Cristiano Ronaldon për barazimin e rekordit të tij në Serie A, por nuk ka mundur ta bëjë këtë pa e thumbuar superyllin portugez të Juventusit, duke sugjeruar se është më e lehtë ta arrish kur pushon.

Ronaldo shënoi gol në fitoren e Juventusit 2:1 kundër SPAL-it të shtunën në ligë.

Kjo ishte ndeshja e 11-të radhazi që 35-vjeçari shënon në fanellën e bardhezinjve këtë sezon në ligë.

Dhe ky gol nënkupton se Ronaldo e ka barazuar rekordin e Batistutës nga sezoni 1994/95 në fanellën e Fiorentinës dhe atë të Fabio Quagliarellas me Sampdorian në sezonin e kaluar.

Batigol e zgjodhi Twitterin për ta uruar Ronaldon, në njëfarë mënyre…

“Urime Ronaldo për rekordin! I vetmi problem është se mua më duket se është më e lehtë ta bësh kur pushon”, shkroi Batistuta.

Batistuta po i referohej faktit se Ronaldo u pushua në ndeshjen e javës së kaluar kundër Brescias, ndërsa i e theu rekordin me Foirentinën duke u paraqitur në të gjitha ndeshjet e para të atij sezoni.

Edhe Quagliarella kishte munguar në një ndeshje gjatë ecurisë së tij të përkryer, prandaj Batistuta mbetet i vetëm lojtar që ka shënuar në 11 ndeshje radhazi e jo në 11 paraqitje radhazi, e po ashtu në 11 ndeshjet e para të sezonit.

(Kosova Sot Online)