Ky gol ia vlen të shikohet disa herë, çfarë bëri Martial

  • 23 February 2020 - 16:25
Ky gol ia vlen të shikohet disa herë, çfarë bëri Martial

Nga goli i anuluar me VAR për Watfordin, te dyfishimi i epërsisë nga ana e Manchester United – ndeshje fantastike po zhvillohet në ‘Old Trafford’.

Pak minuta pasi VAR-i ia anuloi golin mysafirëve që shënuan për 1-1, ka ardhur goli i qetësisë për vendasit.

Sulmuesi, Anthony Martial, ka arritur të realizoi për 2-0 në minutën e 58’.

Duke parë mënyrën si shënoi, me portierin që tentoi disa herë ta driblojë dhe kundërshtarët përreth, ia vlen të shikohet disa herë.

Martial tregoi thjesht klasin e tij,.


(Kosova Sot Online)