Arsenali vazhdon me fitore n’Premierligë

  • 23 February 2020 - 19:43
Arsenali vazhdon me fitore n’Premierligë

Tjetër fitore e rëndësishme për Arsenalin në Premierligë.

Të besuarit e Mikel Artetës, që javë më parë morën katër barazime me radhë, kanë regjistruar fitoren e dytë me radhë në Premierligë.

Ata e mposhtën 3-2 Evertonin në Emirates, në një super ndeshje nga të dyja skuadrat, me raste dhe gola të shënuara.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët, shënoi Calvert-Lewin në sekondën e 50-të.

Barazoi gjithçka Eddie Nketiah, shënoi një gol të bukur në minutën e 27’ për 1-1.

Pak minuta më vonë, në atë të 33’ ka realizuar Aubameyang, për rezultatin 2-1.

Para se skuadrat të shkojnë në pushim, në minutën e 45’, Richarlison barazoi në 2-2.

Me të filluar pjesa e dytë, sërish Aubameyang realizoi për ‘Topçinjtë’ në minutën e 46’, për rezultatin 3-2, për t’ia siguruar fitoren Arsenalit që shkon në kuotën e 37 pikëve në vendin e nëntë, kurse Evertoni zbret në pozitën e 11 me 36 pikë. 


(Kosova Sot Online)