Vushtrria zyrtarisht ankohet në FFK për referimin e Genc Nuzës

  • 23 February 2020 - 21:50
Vushtrria zyrtarisht ankohet në FFK për referimin e Genc Nuzës

Sfida e parë e xhiros së 19-të Vushtrria – Drita kaloi me tensione.

Kryetari i Vushtrrisë, Bajrush Kajtazi u ankua pas ndeshjes per gazetën Zëri duke thënë se referimi nuk ka qenë në nivel.

Akuza pati edhe trajneri i Vushtrrisë, Fitim Llapashtica.

Vushtrria pretendon se një gol i realizuar nga Drilon Fazliu u anulua pa të drejtë.

Kryetari Kajtazi njofton se të hënën do të dorëzohet në FFK një ankesë për referimin e ndeshjes në fjalë.

“Nëser do ta dorëzojmë një ankesë në FFK”, ka thënë Bajrush Kajtazi për Zërin.

Drejtësinë në ndeshjen Vushtrria – Drita e ka ndarë gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza.

Drita e fitoi këtë ndeshje me rezultat 2:3.

(Kosova Sot Online)