Përballje fantastike në Staples Center, LA Lakers mposhtin rivalët e Celtics

  • 24 February 2020 - 08:57
Përballje fantastike në Staples Center, LA Lakers mposhtin rivalët e Celtics

Los Angeles Lakers kanë triumfuar në derbin e mbrëmjes ndaj Boston Celtics në NBA.

Ka qënë një përballje fantastike në Staples Center, ku dy skuadrat më të trofeshme kanë dhuruar spektakël e në fund triumfuan Lakers me dy pikë epërsi 114:112.

Anthony Davis ishte vendimtar në sekondat e fundit të ndeshjes duke realizuar tri gjuajtje të lira nga katër sa kishte në dispozicion.

Qendra e Lakers pati një ndeshje të madhe me 32 pikë, 13 kërcime e tre asistime.

Lojë të mirë shfaqi edhe LeBron James që e përfundoi takimin me 28 pikë, tetë kërcime e nëntë asistime.

Tek mysafirët më i miri në parket ishte Jaysom Tatum me 41 pikë, por që në fund nuk mjaftuan për tu larguar të pamposhtur nga Kalifornia.

Lakers vazhdon të qëndroj në pozitën e parë në Konferencën e Perëndimit me 43 fitore e 12 disfata.

Në anën tjetër edhe përkundër humbjes, Celtics nuk lëvizin në tabelë pasi mbetën të tretët në Lindje me bilanc prej 39 fitoreve e 17 disfatave.Rezultatet: LA Lakers – Boston Celtics 114:112

(Kosova Sot Online )