Reagon trajneri i PSG-së për kartonin e kuq të Neymarit

  • 24 February 2020 - 14:04
Reagon trajneri i PSG-së për kartonin e kuq të Neymarit

Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel, e ka mbrojtur Neymarin për ndëshkimin me karton të kuq në ndeshjen e fundit në ligë, duke thënë se edhe braziliani është njeri dhe i ndodhi ta humbë toruan.

Sulmuesi i PSG, Neymar, u përjashtua nga faji për kartonin e kuq, që e mori në fitoren 4-3 ndaj Bordeaux, të dielën.

Amnistia për brazilianin erdhi nga trajneri Thomas Tuchel, i cili mendon se reagimi i Neymar ishte i natyrshëm. 28-vjeçari do ta humbasë ndeshjen e radhës të PSG në Ligue 1, ndaj Dijon, të shtunën.

“Ne duhet të flasim për të gjithë situatën”, tha Tuchel për ndëshkimin e Neymar.

“Ajo ishte një situatë inati dhe reagoi. Mos harroni se Neymar është njeri. Ai nuk duhet të jetë, por është njerëzor. Nuk e kuptoj, pse lojtari i Bordeaux nuk mori as një karton të verdhë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)