Rakitic komenton fishkëllimat e tifozëve ndaj skuadrës së Barcelonës

  • 24 February 2020 - 14:36
Rakitic komenton fishkëllimat e tifozëve ndaj skuadrës së Barcelonës

Rakitic komenton fishkëllimat e tifozëve ndaj skuadrës së Barcelonës

Ivan Rakitic analizoi triumfin e Barcelonës kundër Eibar, që erdhi para ndeshjes kundër Napolit, në Champions. Për mikrofonat e “Movistar TV”, kroati ka komentuar, gjithashtu, vërshëllimat e publikut në adresën e menaxhmentit të klubit, pas çështjes së fundit, që përfshin presidentin Bartomeu dhe pagesa të pretenduara për të diskredituar disa prej lojtarëve simbol Blaugrana.

Suksesi – “Ne bëmë një punë të shkëlqyeshme, ishim shumë të mobilizuar. Të luash kundër Eibar është e ndërlikuar, sepse gjithmonë ky kundërshtar përpiqet të presojë lart. Messi? Është e rëndësishme që të shkojë mire. Nëse luan e shënon kështu, është shumë mirë për të gjithë ne. Braithëaite? Shumë e vështirë të luash kundër tij, sepse është një sulmues tejet i fortë. Jam i lumtur me mënyrën se si e filloi, ne e mirëpritëm. Besoj se do të na ndihmojë shumë”.

Kontradiktat – “Vërshëllimat për menaxhmentin e klubit? Ekziston liria për t’u shprehur. Gjëja e rëndësishme është që tifozët e vlerësuan ekipin, ne e ndiem shumë mbështetjen e tyre në fushë. Kjo është ajo, që ka rëndësi për ne. Duam të ecim përpara”.

(Kosova Sot Online)