
Lexoni edhe:
Mbrojtja nga koronavirusi, çfarë pajisje ka porositur QKUK?
Derbi më i madh i sezonit në Ipko Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet dy rivalëve për titull të kampionit, Prishtinës dhe Ballkanit, do të zhvillohet të shtunën prej orës 17:00, njofton Federata e Futbollit e Kosovës.
Ky super-derbi do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nën ndriçimin e reflektorëve. Klubi vendas, FC Prishtina, ka njoftuar se çmimi i biletave do të jetë 2 euro për tribunën lindore, 3 euro për atë perëndimorë, kurse për zonën VIP bileta do të ketë çmim prej pesë eurosh.
Mbrojtja nga koronavirusi, çfarë pajisje ka porositur QKUK?Lexoni edhe:
Ballkani prin aktualisht në Superligë me vetëm tri pikë më shumë sesa Prishtina dhe Drita që ndajnë pozitat dy dhe tre. Andaj, numri i shikuesve pritet të jetë i madh.
Orari – Xhiroja e 20-të e Ipko Superligës
E premte, 28 shkurt
13.00 Drita-Drenica
13.00 Ferizaj-Llapi
E shtunë, 29 shkurt
13.00 Feronikeli-Trepça ‘89
13.00 Dukagjini-Gjilani
17.00 Prishtina-Ballkani
E diel, 30 shkurt
13.00 Flamurtari-Vushtrria
(Kosova Sot Online)