Sanchez nuk është prioritet për Interin

  • 24 February 2020 - 17:54
Sanchez nuk është prioritet për Interin

“Nerazzurri” nuk kanë vendosur ende nëse do ta blejnë apo jo përfundimisht kartonin e sulmuesit kilian, të cilin e kanë huazuar nga Manchester United

Interi nuk ka vendosur ende për Alexis Sanchezin.

Gjiganti italian e ka huazuar për një vit sulmuesin kilian nga Manchester United.

Por, duket se ish-futbollisti i Udineses, Barcelonës dhe Arsenalit nuk është një prioritet për Zikaltrit.

Portali italian “Calciomercato” shkruan se “Nerazzurri” nuk kanë vendosur ende nëse do ta blejnë apo jo sulmuesin.

Sanchez nuk ka bërë mjaftueshëm për ta fituar besimin e trajnerit Antonio Conte.

Ai fillimisht ishte lënduar rëndë, ndërsa tash i nevojitet ta gjejë formën ideale, edhe pse koha nuk është në favorin e tij. 

(Kosova Sot Online)