Ter Stegenit nuk i ngutet për kontratën e re

  • 24 February 2020 - 18:04
Ter Stegenit nuk i ngutet për kontratën e re

Portieri gjerman i ka nisur megjithatë bisedimet me Barcelonën për vazhdimin e kontratës aktuale

Marc-Andre ter Stegenit nuk po i ngutet për kontratën e re me Barcelonën.

Megjithatë, portieri gjerman ka zbuluar se tashmë i ka nisur bisedimet me drejtuesit e gjigantit katalunas për vazhdimin e saj.

Përfaqësuesi gjerman ka edhe dy vjet kontratë me kampionin aktual spanjoll.

“Dëshira është për të vazhduar. Për momentin ka pasur bisedime, por jo diçka konkrete. E gjithë kjo sepse nuk ka nguti nga ana ime”, theksoi Ter Stegen për “Mundo Deportivo”.

27 vjeçari ka shfaqur siguri në portën e Barçës në sezonet e fundit dhe katalunasit duan ta mbajnë atë në skuadër. 

(Kosova Sot Online)