Barça po mendon për të ardhmen, opsioni më i mirë është Marash Kumbulla

  • 24 February 2020 - 18:35
Barça po mendon për të ardhmen, opsioni më i mirë është Marash Kumbulla

Pas transferimit të Amir Rrahmanit te Napoli, është koha për Marash Kumbullën që të gjejë një skuadër të fortë, ku të vazhdojë karrierën sezonin 2020/21.

Qendërmbrojtësi i ri i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, është duke përjetuar një ëndërr të madhe në Itali me Hellas Veronën, pasi tashmë në gjysmë-sezoni ka një rritje të frikshme të vlerës së tij, dhe ka zgjuar interesimin e shumë klubeve.

Ka kohë që mediat në Itali raportojnë për interesim nga klube si Manchester City, United, Liverpool, Chelsea, Bayern Munich, Dortmund dhe shumë të tjera në Itali.

“Tuttohellasverona” tani ka shkuar më larg, që raporton se për 19-vjeçarin, shokun e Amir Rrahmanit që tashmë ka kompletuar transferimin te Napoli – është duke u interesuar edhe Barcelona.

Katalunasit kërkojnë që të përforcojnë mbrojtjen duke marrë parasysh vitet që tashmë nuk flasin më për Pique dhe një formë të dobët të Samuel Umtitit.

Në këto kushte, Barcelona e kërkon një qendërmbrojtës që të rritej menjëherë pranë Pique dhe Kumbulla është kandidati i mundshëm.

19-vjeçari është duke treguar paraqitje fantastike në Serie A me Hellas Veronën, bashkë me Amirin kanë ndihmuar skuadrën e sapo promovuar në Ligë të përjetojë një ëndërr pasi janë një pikë larg zonës Europa League.

Amiri tashmë ka zgjedhur ku të vazhdojë karrierën për katër vitet e ardhshme, radha është për 19-vjeçarin e Shqipërisë dhe tashmë është e sigurt, nëse s’do të jetë Barcelona – patjetër që do ta veshë fanellën e një tjetër klubi të madh.

(Kosova Sot Online)