Champions League – Ronaldo 2, Messi 2, çfarë po ndodh me ta?

  • 24 February 2020 - 19:48
Champions League – Ronaldo 2, Messi 2, çfarë po ndodh me ta?

Të gjithë e kanë një fillim dhe një mbarim dhe natyrisht, duan apo s’duan, mbarim do të ketë edhe për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Dyshja që kanë dominuar në botën e futbollit për më shumë se një dekadë, dalëngadalë po shkojnë drejt fundit të karrierës dhe ditës për t’i varë përgjithmonë atletet nga futbolli profesionist.

Dominimi i tyre po zbehet vit pas viti, edhe pse Messi ende aty, në maje të futbollit botëror pasi ka fituar gjithçka në nivelin individual vitin që lamë pas.

Këtë edicion, gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht – të paktën deri më tani pasi ka edhe shumë deri në fund të sezonit.

Ata momentalisht janë jashtë garës për “Këpucën e Artë” të Evropës dhe atë të UEFA Champions Leagues.

Immobile prin në garën për “Këpucën e Artë” të Evropës me 27 gola, Ronaldo renditet i treti me 21 gola, Messi i gjashti me 18 gola.

Edhe më keq sa i përket golave, janë dy legjendat në Ligën e Kampionëve.

Që të dy kanë shënuar vetëm nga dy gola deri më tani, ndërsa prijnë Erling Haaland dhe Robert Lewandowski me nga 10.

Golashënuesit më të mirë në Evropë:

Ciro Immobile (Lazio, ITA) – 27 goals

Robert Lewandowski (Bayern München, GER) – 25

Erling Braut Haaland (Salzburg, AUT/Dortmund, GER) – 16 dhe 9, 25

Cristiano Ronaldo (Juventus, ITA) – 21

Timo Werner (Leipzig, GER) – 21

Lionel Messi (Barcelona, ESP) – 18

34Pierre-Emerick Aubameyang (Arsenal, ENG) – 17

Romelu Lukaku (Inter, ITA) – 17

Jamie Vardy (Leicester City, ENG) – 17

 Sergio Agüero (Manchester City, ENG) – 16

 Wissam Ben Yedder (Monaco, FRA) – 16

 Kylian Mbappé (Paris, FRA) – 16

(Kosova Sot Online)