Rekordi i pabesueshëm i Chelseat që Liverpooli e Jurgen Kloppi e ëndërrojnë – por nuk mund ta thyejnë

  • 25 February 2020 - 09:09
Rekordi i pabesueshëm i Chelseat që Liverpooli e Jurgen Kloppi e ëndërrojnë – por nuk mund ta thyejnë

Liverpooli është shumë afër të fitojë titullin e Ligës Premier pas më shumë se 30 vitesh, derisa i duhen vetëm edhe katër fitore.

The Reds morën një fitore të mundimshme ndaj West Ham Unitedit 3-2 në Anfield Road, derisa shkuan në kuotën e 79 pikëve. Skuadra e Jurgen Kloppit është shumë afër të thyej rekordin e Manchester Cityt, duke e marrë titullin në duart e tyre me mbi 100 pikë, por edhe që ta thyejnë rekordin e Arsenalit si të pamposhtur në sezonin 2003/04. Por, Liverpooli e ka të pamundur të thyejë rekordin e Chelseat në këtë sezon. The Blues kishin pësuar vetëm 15 gola gjatë gjithë sezonit në 38 paraqitje në ligën angleze.

Dy golat e pranuar ndaj West Hamit, kanë bërë që gjashtë herë kampioni evropian të shkojë në numrin e 17 golave të pranuar, për të pasur kështu të pamundur ta thyejnë rekordin e skuadrës që në atë kohë drejtohej nga Jose Mourinho.

Gjëja që vlen më shumë për Liverpoolin është triumfi në Ligën Premier, pas më shumë se tri dekada kanë kaluar kur kanë fituar titullin e ligës.

(Kosova Sot Online )