Ish-kampioni i botës arrestohet në Los Angeles

  • 25 February 2020 - 12:00
Ish-kampioni i botës arrestohet në Los Angeles

Boksieri rus Sergey Kovalev, ish-kampion bote në peshën “light heavyweight”, ka përfunduar në pranga.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (02:00) në Los Angeles. 36-vjeçari është arrestuar me akuzën e ecjes me makinë nën influencën e substancave të ndaluara (DUI).

Policia e Los Anxhelosit nuk bën me dije nëse boksieri ka qenë i dehur apo nën efektin e lëndëve narkotike në momentin që është ndalur.

Ai është shoqëruar në rajonin më të afërt dhe më pas është lënë i lirë, pasi ka paguar një gjobë për lirimin me kusht.

Kovalev, 34 fitore, 4 humbje e 1 barazim, duelin e fundit e ka zhvilluar në nëntor të 2019-ës, kur humbi titullin kampion në përballjen ndaj Saul “Canelo” Alvarez.

Kjo nuk është hera e parë që Kovalev ka të tilla incidente jashtë riungut, një boksier që njihet si problematic me rendin.

(Kosova Sot Online)