Skitarja kosovare fiton medaljen e argjendtë në “Uludag 2020”

  • 25 February 2020 - 15:39
Skitarja kosovare fiton medaljen e argjendtë në “Uludag 2020”

Skitarja kosovare Lirika Deva ka arritur ta fitojë medaljen e argjendtë në garën ndërkombëtare të FIS-it, “Uludag 2020” grupmosha U-14,disiplina e sllallomit të madh.

Në garën ndërkombëtare të FIS (Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë) në Uludag të Turqisë në disiplinën e sllallomit të madh (GS), skiatorja kosovare e kategorisë U-14 Lirika Deva fitoi përsëri medalje, ku doli e dyta, ndërsa Elena Hoxha doli e teta.

-Në kategorinë U-16 u arritën këto rezultate:

Kiana Kryeziu doli e gjashta, Era Deva doli e shtata, Etna Nura e teta.

-Në konkurrencën e djemve në kategorinë U-16 Dren Spahiu zuri vendin e tetë.

(Kosova Sot Online)