Kualifikimet e Botërorit sjellin VAR-in në “Fadil Vokrri”

  • 25 February 2020 - 15:43
Kualifikimet e Botërorit sjellin VAR-in në “Fadil Vokrri”

Ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2022 do të zhvillohen në stadiume të cilat i plotësojnë mundësitë e përdorimit të sistemit VAR. Në këto kualifikime do të marrë pjesë edhe Kosova.

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë aktualisht është i vetmi që i plotëson kriteret për ndeshjet e Kosovës dhe në këtë stadium shumë shpejt pritet fillojnë procedurat fillestare të procesit të instalimit të sistemit VAR.

Këtë e ka konfirmuar për media presidenti i FFK-së, Agim Ademi. Ai nuk ka përmendur datën se kur pritet të realizohet ky projekt sepse kjo varet shumë edhe nga UEFA e FIFA.  

Sipas Ademit, pas stadiumit “Fadil Vokrri” që është bërë shtëpi e “Dardanëve”, nuk do të shkojë larg për ta bërë edhe kampionatin vendor me sistemin VAR. Ai kujton se Kosova është anëtare e UEFA-s dhe është e përkushtuar të ecë në hap me kohën dhe shtetet tjera.

(Kosova Sot Online)