“Liverpooli do ta shiste Salahun për 155 milionë euro”

  • 25 February 2020 - 16:25
“Liverpooli do ta shiste Salahun për 155 milionë euro”

Jamie Carragher beson se ylli egjiptian nuk është i pashitshëm në “Anfield Road”, përkundër formës solide

Liverpooli do ta konsideronte shitjen e Mohamed Salahut për një ofertë prej 155 milionë eurosh.

Për këtë është i bindur ish-futbollisti i “Reds”, Jamie Carragher.

Sipas ish-futbollistit anglez, ylli egjiptian nuk është i paprekshëm në “Anfield Road”, përkundër formës së tij të shkëlqyeshme që po e shfaq.

“Nuk ka gjasa që Liverpooli t’i shesë Alissonin apo Van Dijkun. Mirëpo, nëse e merr një ofertë prej 130 milionë funtesh për Salah, ‘Reds’ do të mendonin për këtë. Kjo është arsyeja se përse unë them se ai nuk është i pashitshëm”, deklaroi Carragher.

Ish-futbollisti i Chelseat, Fiorentinës dhe Romës është sot njëri prej sulmuesve më të mirë në botë.

(Kosova Sot Online)