Napoli vs Barcelona, Maradona tregon se kë do ta përkrahë

  • 25 February 2020 - 17:04
Napoli vs Barcelona, Maradona tregon se kë do ta përkrahë

Ish-heroi i Napolit, Diego Maradona, ka zbuluar se pa asnjë dyshim do ta përkrahë klubin italian në duelin e sotëm në Ligën e Kampionëve, kundër ish-klubit tjetër të tij, Barcelonës.

Napoli i pret Barçën në San Paolo për ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Maradona iu bashkua Napolit pikërisht nga Barcelona në vitin 1984 dhe pati ndikim të madh gjatë qëndrimit të tij gjashtëvjeçar.

Ai i ndihmoi Napolit ta fitojë dy herë titullin në Serie A, një trofe në Superkupën e Italisë, një në Kupën e Italisë dhe një Kupë të UEFA-s dhe sot e asaj dite konsiderohet zot në San Paolo.

“Pa dyshim, zemra ime është me Napolin dhe napolitanët. Veçanërisht në këtë ndeshje të vështirë”, tha Maradona i pyetur për kë do të bëjë tifo. 

(Kosova Sot Online)