Ankohet pronari: Ekipi im në formë të dobët sepse lojtarët po bëjnë shumë se**

  • 25 February 2020 - 21:09
Ankohet pronari: Ekipi im në formë të dobët sepse lojtarët po bëjnë shumë se**

Ish-kampioni i Kupës Evropiane, Steaua Bukuresht, është në një ecuri prej tri ndeshjeve pa fitore në ligën elitare të futbollit rumun dhe pronari i klubit, Gigi Becali, mendon se kjo është për shkak se lojtarët po bëjnë shumë seks.

Steaua, kampion i Evropës në vitin 1986, e mbylli sezonin e rregullt me tetë pikë prapa vendit të parë në Liga 1, dhe së fundmi u mund 2:1 nga rivali i qytetit, Dinamo Bukuresht.

Përveç këtij rezultati, Steaua nuk ka mundur të nxjerrë më shumë se nga një barazim ndaj Academica Clinceni dhe Chindia Targoviste, dy skuadra që po luftojnë për t’i mbijetuar rënies nga liga.

Gigi Belaci

“Lojtarët e mi po bëjnë dashuri me të dashurat e veta shumë shpesh, prandaj edhe nuk po luajnë mirë futboll së fundmi”, tha Becali pas ndeshjes me Chindia.

CFR Cluj, i udhëhequr nga ish-lojtari i Chelsea Dan Perescu, e zuri vendin e parë në sezonin e rregullt duke shkuar në play-off si skuadra më e mirë në ligë.

“Shikojeni Dan Petrescun. Lojtarët e CFR Cluj bëjnë seks vetëm një herë në javë. Ata takohen me gra vetëm një herë në javë”, shtoi ai. 


(Kosova Sot Online)