Napoli në epërsi kundër Barcelonës, me supergol nga Mertens

  • 25 February 2020 - 21:42
Napoli në epërsi kundër Barcelonës, me supergol nga Mertens

Napoli ka kaluar në epërsi kundër Barcelonës në ndeshjen e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, e cila është duke u zhvilluar momentalisht në San Paolo.

Dries Mertenz shënoi një supergol nga distanca në minutën e 30-të, duke e kaluar Napolin në epërsi 1:0.

Kjo është ndeshja e parë mes tyre. Ndeshja e kthimit zhvillohet pas tri javësh në Camp Nou.  

(Kosova Sot Online)