Barcelona barazon me Napolin në ndeshjen e parë të 1/8 në Champions

  • 25 February 2020 - 23:01
Barcelona barazon me Napolin në ndeshjen e parë të 1/8 në Champions

Barcelona ka barazuar 1:1 me Napolin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve të martën në San Paolo, duke e krijuar një përparësi sado pak të favorshme për të kaluar në çerekfinale.

Dries Mertens shënoi për epërsinë e Napolit, por Antoine Griezmann me një gol në pjesën e dytë i siguroi Barcelonës një barazim të vlefshëm në San Paolo para ndeshjes së kthimit në Camp Nou pas tri javësh.

(Kosova Sot Online)