Bayern me një këmbë në çerekfinale, pas fitores ndaj Chelseat

  • 25 February 2020 - 23:14
Bayern me një këmbë në çerekfinale, pas fitores ndaj Chelseat

Bayern Munich është me një këmbë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi e mundi bindshëm 3:0 Chelsean në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të martën në Londër.

Serge Gnabry me dy gola dhe Robert Lewandowski me një gol e dy asiste shkëlqyen duke e mposhtur të vetëm skuadrën e Frank Lampard në Stamford Bridge.

Chelsea do ta ketë një mal për ta kapërcyer, kur ta vizitojë Bayernin në Gjermani për ndeshjen e kthimit më 18 mars, në përpjekje për ta arritur çerekfinalen.

Vizitorët nga Gjermania e nisen takimin furishëm duke treguar për çfarë kishin ardhur, por nuk ia dolën të shënon në pjesën e parë, me gjithë rastet e shumta.

Gnabry e theu mbrojtjen e të kaltërve në fillim të pjesës së dytë, duke i shënuar dy gola brenda tre minutave. Ai u asistua nga sulmuesi polak Lewandowski në të dy golat.

Lewandowski shënoi vetë për 3:0 një çerek lojë para fundit, duke e regjistruar golin e parë në fazën e eliminimit direkt pas plot dy vjetëve. 

(Kosova Sot Online)