Chelsea thyen rekord negativ me disfatën kundër Bayernit

  • 26 February 2020 - 09:46
Chelsea thyen rekord negativ me disfatën kundër Bayernit

Disfata e Chelseat me rezultat 3:0 në shtëpi kundër Bayern Munichut, të martën, bënë që të Kaltrit e Londrës ta kenë shënuar ecurinë më të dobët në 34 vjet, sa i përket rezultateve në ndeshjet e zhvilluara në shtëpi.

Serge Gnabry i shënoi dy gola të shpejtë  në pjesën e dytë të ndeshjes në Stamford Bridge, para se Alphonso Davies ta bëjnë një vrapim mbresëlënës dhe ta asistonte golin e shënuar nga Robert Lewandowski për t’ia shkaktuar Chelseat disfatën më të thellë në Evropë në ndeshjet si vendas. 

Frank Lampardit do t’i mungojnë Jorginho dhe Marcos Alonso në skuadër për ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, pasi që Alonso u ndëshkua edhe me karton të kuq, kur skuadra e tij ishte në deficit prej tri golash.

Kjo disfatë ishte e teta për Chelsean në shtëpi gjatë këtij sezoni, shifra kjo më e lart që të të Kaltrit e Londrës e kanë shënuar që 34 vjet, që nga sezoni 1985/86.

Chelsea tani do të përballet me Bournemouthin, Evertonin dhe Aston Villan në javët e ardhshme, si dhe me Liverpool në FA Cup – garë kjo të cilën Lampardi e kishte fituar katër herë si lojtar. 

(Kosova Sot Online)