Tentoi ta ndalë rivalin duke e gjuajtur me top shtesë, liga maqedonase bëhet virale

  • 26 February 2020 - 10:46
Tentoi ta ndalë rivalin duke e gjuajtur me top shtesë, liga maqedonase bëhet virale

Liga e Parë e Maqedonisë e solli një taktikë të re e të çuditshme për ta ndalur kundërshtarin gjatë një aksioni të sulmit, në ndeshjen mes Makedonija Gjorce Petrov dhe Akademija Pandev javën e kaluar.

Futbollisti i Akademija Pandev, Stefan Kostov, tentoi ta ndalë aksionin e ekipit kundërshtar duke ia gjuajtur në këmbë lojtarit rival një top shtesë, gjatë përballjes në Ligën e Parë të Maqedonisë të dielën e kaluar.

Mbrojtësi në fjalë u ndëshkua me karton të kuq për veprimin e tij, pasi që ai kishte tentuar t’ia heqë kundërshtarit topin nga këmbët duke ia goditur me një top tjetër – gjë të cilën s’e kishte arritur.

Makedonija Gjorce Petrov arriti ta fitojë ndeshjen me rezultat 1:0, falë një goli të shënuar në momentet e fundit të ndeshjes.

(Kosova Sot Online)