Lewandowski e barazon rekordin e Ronaldon në Ligën e Kampionëve

  • 26 February 2020 - 11:38
Lewandowski e barazon rekordin e Ronaldon në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi polak Robert Lewandowski e barazoi një rekord të vendosur nga Cristiano Ronaldo në Ligën e Kampionëve, me golin e shënuar në fitoren e Bayern Munichut kundër Chelseat në Stamford Bridge.

Robert Lewandowski kontribuoi me një gol dhe dy asiste në fitoren me rezultat 3:0 të kampionit në fuqi të Gjermanisë kundër Chelseat, në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi i Bayernit kombinoi me Serge Gnabryn për ta zhbllokuar rezultatin e ndeshjes dhe për ta kaluar Bayernin në epërsi 2:0 brenda tre minutash, para se një harkim mbresëlënës nga Alphonso Davies bëri që polaku të shënojë në fitoren bindëse në Stamford Bridge.

Lewandowski tani i ka 11 gola të shënuara në shtatë ndeshje të Ligës së Kampionëve, rekordi i tij më i mirë në një sezon të vetëm.

Ai gjithashtu arriti ta barazojë rekordin e Ronaldos prej nëntë golave të shënuara si mysafir në një sezon të Ligës së Kampionëve – rekord ky të cilin Ronaldo e kishte vendosur në sezonin 2013/14.

 

Para këtij goli të mbrëmshëm, ylli polak kishte shkuar 673 minuta lojë pa shënuar gol në ndeshjet e fazave eliminatore të sezoneve të kaluarave të Ligës së Kampionëve.

Fitorja e Bayernit bën që lideri i Bundesligës t’ia ketë shënuar tri ose më shumë gola katër herë klubeve angleze si mysafir në Ligën e Kampionëve që nga viti 2013 – dy herë Arsenalit, Tottenhamit dhe tani Chelseat.

(Kosova Sot Online )