U lëndua dje, por Pique do të kthehet për El Clasico

  • 26 February 2020 - 13:45
U lëndua dje, por Pique do të kthehet për El Clasico

Qendërmbrojtësi spanjoll i Barcelonës, Gerard Pique, u detyrua ta lë para kohe ndeshjen kundër Napolit, mirëpo ai do të jetë i gatshëm të luajë derbin e së dielës kundër Real Madridit në La Liga.

Barcelona s’arriti të marrë rezultat më të mirë sesa barazimi 1:1 në ndeshjen e së martës kundër Napolit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, pak ditë para El Clasicos.

Afër fundit të ndeshjes në San Paolo, mbrojtësi Gerard Pique e zuri kyçin e këmbën keq teksa po rrëzohej dhe menjëherë mori trajtim mjekësor nga stafi i klubit katalonas.

Francezi Clement Lenglet e zëvendësoi atë dhe mbrojtësi u duk se ishte në dhimbje, pasi që nuk mund të ecte pa çaluar teksa po dilte nga fusha e lojës në San Paolo. Mirëpo, ai do të jetë në skuadër për El Clasico, sipas Cadena SER.

Kthimi i Piques do t’i gëzojë tifozët e Barcelonës, që tashmë është mjaft e dëmtuar nga lëndimet, pasi që nëse spanjolli do të mungonte, trajneri Quique Setien do të detyrohej të përballej me Real Madridin me dyshen Lenglet – Samuel Umtiti në qendër të mbrojtjes.

Tashmë dihet se Jordi Alba do të mungojë për përballjen me Real Madridin në Santiago Bernabeu, bashkë me dy futbollistët që s’priten të kthehen në fushë më këtë sezon – Ousmane Dembele dhe Luis Suarez.

(Kosova Sot Online )