Klopp nuk ka vendosur ende nëse do të transferojë Wernerin

  • 26 shkurt 2020 - 16:14
Klopp nuk ka vendosur ende nëse do të transferojë Wernerin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ende nuk ka vendosur nëse ai duhet të sjellë në verë sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner.

Sulmuesi gjerman ka pasur një sezon superior në Bundesligë, duke shënuar 21 gola në 23 ndeshje, dhe ai gjithashtu ka shënuar katër gola në Ligën e Kampionëve, përfshirë këtu edhe fitoren e javës së kaluar 1-0 kundër Tottenham.Emri i tij është lakuar shumë gjatë ditëve të fundin për një transferim të mundshëm te Liverpooli, derisa disa mediumeve e bënin të kryer këtë.

Sipas mediumi Sky Sports, shumë do të varet nga fakti nëse Klopp vendos se dëshiron lojtarin dhe gjithashtu nëse mund ta bindë atë se do të luajë rregullisht.

Werner duket se favorizon një transferim te Liverpooli, por është i shqetësuar se nuk do të arrijë të inkuadroj në skuadër para lojtarëve si Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Roberto Firmino.

Mbetet të shihet nëse Klopp beson se ia vlen të transferohet gjermani kur ai tashmë ka kaq shumë opsione sulmuese dhe nëse ai duhet të premtojë edhe Wernerit se ai do të bëhet njëri nga kryesorët në skuadrën e tij.

Për Wernerin interesim ka shprehur edhe Chelsea dhe Real Madridi, ndërsa çmimi i tij mendohet të jetë 60 milionë euro.

(Kosova Sot Online )