Befason Ronaldo, shënon më shumë gola në fazën e eliminimit direkt se sa në atë të grupeve të Ligës së Kampionëve

  • 27 February 2020 - 08:16
Befason Ronaldo, shënon më shumë gola në fazën e eliminimit direkt se sa në atë të grupeve të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo po vazhdon të tregojë formë të lartë te Juventusi jo vetëm në Serie A, por edhe në Ligën e Kampionëve.

Tashmë është e ditur se ylli portugez mbanë primatin e golashënuesit më të mirë në histori të garës më të madhe për klube në Evropë me gjithsej 128. 

35-vjeçari ndër vite ka treguar se shkëlqimin më të madh në këtë garë e janë në fazën e eliminimit direkt se sa në fazën e grupeve.

Nga shtatë lojtarët që kanë shënuar mbi 50 gola në histori të Ligës së Kampionëve, ish-anëtari i Real Madridit ka më së shumti.

Ronaldo ka shënuar 65 gola në fazën e eliminimit direkt, ndërsa ka arritur të shënoj dy më pak në fazën e grupeve.

Kjo statistikë e publikuar nga OptaPaolo tregon se Zonja e Vjetër ka shpresa të mëdha në CR7, e që prioritet i tyre mbetet fitimi i Ligës së Kampionëve që disa sezone.

(Kosova Sot Online )