Lautaro drejt largimit – Interi ka gati tri alternativa

  • 27 February 2020 - 10:03
Lautaro drejt largimit – Interi ka gati tri alternativa

Nuk është më sekret që Lautaro Martinez mund largohet nga Interi me Barcelonën që po dëshiron me çdo kusht ta ketë në radhët e veta.

Për ta zëvendësuar argjentinasin verën e ardhshme, zikaltërit kanë vënë tre emra të rëndësishëm në listë.  I pari në listë është Pierre Emerick Aubameyang, sulmuesi i Arsenalit i cili ka statistika shumë të mira gjatë sezoneve të fundit.

Sulmuesi afrikan mbetet edhe alternativa më e mundshme e për klubin.

Emër tjetër është ai i Timo Werner i RB Leipzig, por gjermani është në bisedime të avancuara me Liverpoolin.Ndërkohë nuk përjashtohet as Anthony Martial i Manchester United që është një preferencë e vjetër e drejtuesve.

(Kosova Sot Online )