Tatum shkëlqen, Boston triumfojnë te Utah Jazz

  • 27 shkurt 2020 - 10:23
Tatum shkëlqen, Boston triumfojnë te Utah Jazz

Janë zhvilluar nëntë ndeshje në NBA, ku përballja kryesore ishte mes Utah Jazz dhe Boston Celtics, që u mbyll me fitoren e këtyre të fundit.

Nën udhëheqjen e Jatson Tatum, që shënoi 33 pikë dhe kishte 11 kërcime, Boston vazhdojnë me fitore, duke e mbajtur vendin e tretë në Konferencën e Lindjes.

Në ndeshjet tjera, Cherlotte Hornets shënoi fitore ndaj New Nory Knicks me rezultat 107:101.

Përballje e ngushtë ishte edhe ajo mes Washington Wizards dhe Brooklyn Nets, që u mbyll 110:106.

Clevland e ka mposhtur Philadephian me rezultat 108:94, ndërsa Orlando është treguar më e mirë se Atlanta, duke fituar me rezultat   130:120.Minesota ka triumfuar përballë Miami Heat, me rezultat 129:126, ndërsa Dallas ka mposhtur San Antonion.

(Kosova Sot Online )